Rinis Superiorja, duele të ndezura

Nga:Erga Kënga

Pas pauzes dy javore për shkak të angazhimit të Kombëtares Kuqezi me Ligën e Kombëve, Kategoria Superiore, rikthehet të luajë javën e tretë të edicionit të 82-të të futbollit elitar.

Dhe menjëherë duele të ndezura. Klasikja shqiptare Vllaznia- Tirana këtë herë vjen më e kërkuar se kurrë këto vite të fundit. Ecuria e shkodranëve me dy fitore në po kaq javë dhe ndryshimet në organikë e drejtim te të dy klubet tradicionale përgjatë prag sezonit, i jep nuanca të mëdha rivaliteti klasikes pa tifozë. Te kampionët, debuton tekniku Dede.

Teuta- Kukësi një tjetër duel i rëndësishëm. Nëse te durrsakët gjërat janë më të qarta, teksa javën e dytë fituan me Tiranën, te Kukësi i fund tabelës, kjo javë do të qartësojë goxha idetë e atyre që kanë rezerva për kualitetet e reja verilindore. Martini te Teuta ngulmon: “E dimë forcën tonë”. Te Kukësi, mbi ‘tavolinë’, shumë halle…

Në po të njëjtën vorbull duket se sillet dhe takimi i ‘Elbasan Arena’-s mes Partizanit dhe Laçit. Partizani i Ilir Dajës me gjasë do vuajë mungesat e Kordieros dhe Asanit ndërsa te bardhezinjtë, mungesë kryesore është Deliu. Për vetë objektivët respektivë, pritet një supersfidë. Statuset? Partizani pritës…

Bylis- Skënderbeu vjen si një duel me favorit vendasit e Dovedan. Skënderbeu vuan disa mungesa në këtë takim por kujdes… Korçarët surprizuan Teutën pretendente javën e parë në ‘Niko Dovana’ (1-1).

Takimi i Kamzës mes Kastriotit vendas dhe Apolonisë së Fierit duket se fsheh mistere të shumta. Prezantimi i krutanëve të Ndreut në start si skuadër e fortë ndaj një Apolonie që në verë i mundi lehtë krutanët në finalen e Kategorisë së Parë, për tu mbajtur ‘shënim’.

Ndeshjet e shtunë 21 nëntor: Kategoria Superiore java e 3-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!