Prenga shpallet kampion me Riga FC

sportiim2

Ndeshja e prapambetur Liepaja- Rigas Futbola skola, luajtur pak çaste më parë (12:00) zyrtarizon si kampon të Letonisë mbrojtësin shqiptar Herdi Prenga me Riga FC.

Një gol i shënuar nga Dodo në të 82-tën për Liepajën i ka dhënë fund shpresave të Rigas Futbola skola për të mbetur në garë për titullin kampion në Letoni. Riga FC ka 69 pikë ndërsa kur mbetën dhe dy javë, rivali ndalet te kuota e 60 pikëve.

‘Virsliga’ e Letonisë po shkon drejt fundit. Në kampionatin ku me skuadrën kryesuese luan edhe Herdi Prenga, Riga, kanë mbetur dhe dy javë deri në fund por ndalesa e rivalit të sotëm e shpall matematkisht kampion Rigën e mbrojtësit kuqezi. Për herë të tretë kampione e vendit.

?>