Martini: E njohim forcën tonë…

Martini: “Jemi të qartë dhe e dimë shumë mirë se çfarë force kemi, kush jemi dhe çfarë do bëjmë

Edi Martini beson se Teuta e tij do të marrë tri pikë nesër ndaj Kukësit për javën e tretë të kampionatit të 82-të në Superiore. Durraskët edhe këtë takim do luanjë në shtëpi dhe pas hapit fals në premierë me korçarët teksa barazuan 1-1, presin maksimumin.

Martini:

Kukësi – ʺE njohim mirë, edhe pse ka ndryshuar shumë. Është një ekip mjaft i mirë dhe cilësor, kanë një trajner të mirë dhe e dimë që do jetë një ndeshje tepër e vështirë. Gjithsesi, e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ne kemi grupin kryesor, klubi është i pari, individi vjen më pas.

Lojtarët duhet të japin maksimumin për aq minuta do të futen në fushë. Dëshira e çdo njërit është të luajë, trajneri duhet ta kuptojë një gjë të tillë.ʺ

Karabeci-Daja – ʺNuk dua të flas me emra, parësor është ekipi. Për mua të gjithë lojtarët janë njësoj. Ata që do të bëjnë më mirë gjatë javës do të jenë në lojë. Të dy janë lojtarë mjaft të nevojshëm për ekipin, gjithsesi, për momentin, ne kemi një ekip mjaft të mirë. Dy qendrat e mesfushës, si Aleksi dhe Avdyli, po bëjnë mjaft mirë.ʺ

Kampionati – ʺNe do të luajmë futbollin që dimë të bëjmë dhe do të japim maksimumin në çdo ndeshje. Ne jemi të qartë dhe e dimë shumë mirë se çfarë force kemi, kush jemi dhe çfarë do bëjmë. Kemi një dëmtim të Emiljano Vilës, i cili nuk u stërvit dje dhe pardje me ekipin.

Duke njohur karakterin dhe grintën që ai ka, besoj se do të jetë në fushë nesër. Edhe nëse nuk do të jetë, kemi mjaft lojtarë të tjerë”, tha tekniku Martini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!