Brdariç ul presionin, me Tiranën ndeshje…

sportiim2

Tomas Brdariç i paraprin klasikes së Shqipërisë Vllaznia- Tirana kur thotë se kjo përballjeje nuk duhet të përjetohet si një finale.

Ndeshjet mes dy shkollave të futbollit shqiptar, sikundër në të shkuarën, pritet të ndezë pasditen sportive nesër teksa përpos dy fitorëve të kuqebluve, me interes do të jetë dhe debutimi i Nevil Dedes në stolin bardheblu.

Brdariç:

“Lojtarët kanë besim. Po punojnë shumë fort për të arritur qëllimin. E di që vëmendja është te ndeshja e nesërme. Duhet të dimë si të luajmë dhe të jemi të sigurtë. Luajmë nesër me kampionin, e dimë që duhet të jemi të përulur dhe të thjeshtë dhe shumë të motivuar për të luajtur kundër tyre. Duhet të sigurohemi kush jemi dhe të jemi të vendosur.

Jo, nuk është kjo prova e vërtetë. Çdo ndeshje për ne është e veçantë. E di çfarë rëndësie ka për qytetin, por është vetëm një ndeshje. Duhet të dimë si ta menaxhojmë.

Kemi shumë respekt për kundërshtarin. Për mua është vendimtare mënyra si duhet të përgatitemi. Jemi mirë. Është një ndjesi e mirë, e di që kemi një mundësi për të marrë 3 pikë. Do ta shijojmë këtë ndeshje.

Po luftojmë për pikë. Do ta shikojmë pas takimit nëse kemi marrë atë që duam. Do të luftojmë shumë, do të jetë një betejë e vërtetë. E dimë si do të luajmë kundër tyre. Nuk duhet të flasim shumë, por të bëjmë një paraqitje të mire”

?>