Bogdani: Kamoleze trajner i zoti, fiton Shqipëria

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është parë të bisedojë me 59-vjeçarin torinez, Xhankarlo Kamoleze, një kandidat për rolin e drejtorit sportiv të ekipeve kombëtare.

Dhe menjëherë kanë nisur aludimet për një largim të Rejas.

I ftuar dhe i provokuar nga RTSh pak minuta përpara Shqipëri- Bjellorusi për Nations, për këtë prezencë të italianit, Erjon Bogdani ish-sulmuesi kuqezi tha:

Rejan e ndjek hija e Kamolezës? Kamoleze është një trajner i mirë me eksperienë. E kam patur trajner në Itali te Livorno. E rëndësishme është fitorja sot. E gjithë Shqipëria i ka sytë nga skuadra. Federata, trajneri në plan të parë dhe të gjithë duan fitoren.

Si del ndeshja? “Fitojmë 1-0 ose 2-1″

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!