Ukraina izolohet në Zvicër

Mjeku kantonal, Roger Harstall ka urdhëruar që ukrainasit të futen në karantinë.

Ndërsa vemendja këtë mbrëmje është spostuar te takimi Spanjë-Gjermani ndeshja tjetër e grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve midis Zvicrës dhe Ukrainës është anuluar nga organizatorët e UEFA-s.

Kjo situatë u njoftua nga Federata Ukrainase në faqen e saj zyrtare: “UEFA ka informuar Shoqatën e Futbollit të Ukrainës se” për shkak të vendimit kompetent të Departamentit të Shëndetësisë të Kantonit të Lucernit për të karantinuar të gjithë delegacionin e ekipit kombëtar të Ukrainës, ndeshjen e Liga e Kombeve të UEFA-s Zvicër-Ukrainë nuk mund të zhvillohet ”.

Në njoftimthuhet: “ UEFA, UAF dhe Shoqata Zvicerane e Futbollit janë gati për ndeshjen, por vendimi i autoriteteve lokale anulon të gjitha shpresat e organizatave të futbollit për të zhvilluar ndeshjen. Vendimi për rikuperimin e ndeshjes do të merret nga UEFA ”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!