Reja: Të fitojmë finalen pastaj llogaritë me FSHF-në

Nesër duke nisur nga ora 16:00 në ‘Air Albania Stadium’, Shqipëri-Bjellorusi. Fitorja dërgon Shqipërinë në vend të parë të Grupit C4 të Ligës së Kombëve

Edi Reja dhe Etrit Berisha sërish në ‘panelin’ e llogarisë përpara gazetarëve sportivë.

Nga ‘Tropikal Resort’ i Durrësit, gjithëçka u vertit rreth takimit të nesërm në ‘Air Albania Stadium’ mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. E fundit për Grupin C4.

Tekniku tha se vetëm Abrashi është jashtë grupit prej kartonëve ndërsa Gjasula me gjasë do jetë i gatshëm pas asaj dhimbjeje që ndjeu në shpatull.

Broja iku sepse nuk u stërvit qoftë një seancë të plotë.

Ndaj Bjellorusisë ndyshimet do të jenë shumë të vogla nga ajo skuadër që ishte ndaj Kazakistanit.

Reja:

I njëjti sulm?

“Kur bëj listën marr pesë sulmues. Balaj mund të jetë alternativë, ndaj Bjellorusisë besoj se do jetë sulm i njëjtë. Njëri sulmues të sulmojë portën dhe tjetri të tërhiqet. Kur luan me dy sulmues nuk duhet të hidhesh në aventurë. Kur je në presion dhe nuk shënon duhet të luajmë nga ajri dhe nuk mund të jetë Balaj dhe Cikalleshi që kanë cilësi të njëjta. Në bazë të karakteristikave vendosim lojtarët që duhen. Nuk është se lojtarët thonë me kë duhet apo nuk duhet të luajnë, është trajneri ai që vendos”.

Mesfusha?Mesfusha është boshti i lojës sepse aty vendoset gjithçka, është filtri për të ndërtuar dhe mbrojtur. Kemi pasur shumë ndryshime dhe është e qartë që kemi lojtarë të mirë si Abrashi dhe Bare që mungojnë. Lojtarët që kemi në ndeshjet e fundit kanë bërë mirë, fitojnë eksperiencë sepse luajnë në kombëtare edhe pse kanë luajtur për herë të parë. Nuk kemi punuar vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen”.

Armando Broja?Nuk është stërvitur gjatë gjithë javës plotësisht. Nuk mund të qëndronte. Nuk ka patur një konferencë njoftuese për publikun (i drejtohet zëdhënësit për shtyp:redaktori) ?

Gjasula? “Ka ndier dhimbje në fund të takimit në shpatull. Do jetë mjeku ai që do vendosë. Nesër në mëngjes vendosim se cili luan, nëse është mirë do luaj, nëse jo do duhet të bëjmë pa të”.

Goli i pësuar?

Duhet të ketë pasur paparprgatitje.Gjuajtja ishte e mirë dhe pak poshtë shtyllës. Kur portierët gabojnë marrin kritika dhe duhet t’i bëjnë ballë. Kemi një lojtar me karakter të fortë si Berisha dhe gabimet ndodhin, nuk duhet komentuar 100 herë. 80 përqind i merr lojtari që bëri goditjen perfekte, topi mori një trajektore të çuditshme, gjuajtje perfekte”.

Presioni ?

Është një ndeshje finale. Duhet të jemi të qetë, të kemi siguri. Duhet të kemi besimin e njerëzve dhe stafit teknik. Të qëndrojmë të qetë. Presioni është pjesë e futbollit. Kemi cilësitë e duhur për të bërë një ndeshje futbolli. Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Mos bëjmë gabime të nisemi me nxitim. Duhet të kemi ekuilibër, ndeshjet zgjasin 90 minuta.”

Rezultati me Bjellorusinë edhe për të ardhmen tuaj?

“Kur trajnon ndodhin këto gjëra. Kur të mbarojmë edicionin do vendosim. Kam një kontratë dhe po e zbatoj me përpikëmëri. Federata do të nxjerrë konkluzionin dhe një ndeshje nuk mund të jetë vendimtare për një sezon të tërë. Nuk më takon mua të flas”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!