Rodri: Në Sevilje për të mundur Gjermaninë
Në prag të takimit Spanjë-Gjermani, konsideruar si vendimtare për fitoren e Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve, mesfushori spanjoll i Mançseter Sitit, Rodri ka deklaruar:
“Gjermania është një ekip i shkëlqyeshëm, si gjithmonë. Kjo është arsyeja pse ndeshja do të jetë një provë e mirë për të kuptuar nivelin tonë. Do të jetë vendimtare për të fituar grupin. Mentaliteti fitues prevalon.Luis Enrikue na kërkon të luajmë edhe miqësoret sikur të ishin ndeshje evropiane ”, tha ndër të tjera Rodrigo Hernandez Kaskante.
Në këtë grup të Ligës A, Gjermania kryeson me 9 pikë ndërsa Spanja pas barazmit me Zvicrën 1-1, la kryesimin dhe ndjek me një pikë më pak. Ndaj pancerave, vetëm fitorja e dërgon në grupin prej 4 kombëtaresh që do diskutojnë trofeun e dytë të Nations League.Finalistja e parë është Franca.
Sakaq sfida e madhe e mbrëmjes për Nations, e fundit për këtë edicion në grupe, do të luhet në Sevilje duke nisur nga ora 20:45.
