Reali kërkon ulje page, Ramos refuzon PSG

sportiim2

Në shtëpinë e “bardhë” ka goxha zhvillime. Nga çështja e re ‘Ramos’, “Bernabeu” në rikonstruksion apo ulja e pagave të lojtarëve…

Për kapitenin, PSG-ja ka ka ofruar kontratë trevjeçare me vlerë 20 milionë euro për sezon.Tetë milionë euro më shumë se paga momentale që fiton te Reali.

Por në rastin e uljes së pagave, kërkesë e klubit, pritet që situata të përkeqësohet edhe më tej.

Sipas “La Vanguardia”,Real Madrid u ka propozuar lojtarëve të tyre që të ulin pagat me 10-15%. Pandemia globale dikton…

Në Madrid besojnë se ulja e pagave do jetë mundësi për të mos patur shkutime në administratë duke aluduar për një vlerë të kursyer eurosh që varion deri në 58 milion.

Edicionin e kaluar sapo COVID-19 pushtoi botën, lojtarët dhe menaxherët ‘mbretërorë’ pranuan një ulje page dhe 39 milion euro, mjaftuan për të mos e ndjerë krizën.

?>