Live/Anglia U21 pa frena…5 gola Shqipërisë

Në stadiumin e ‘Wolverhampton’, Anglia shpartallon Shqipërinë e moshave deri në 21 vjeç’. Austria ,fiton 4-0 me Andorrën, shkon në fazë play-off. Shqipëria mbyll e treta.

5′, 1-0: Hudson-Odoi 1-0. Numri 10 i U21 të Anglisë kalon përpara vendasit në minutën e 5-të. Aksion nga e djathta shmang A Markun dhe me një goditje thuajse qëndrore gjën të papërgatitur portierin Molla.

26′, 2-0: Xhastin dyfishon pas një topi të ardhur nga e majta nga Bushanan. Te shtylla e dytë, mbrojtësi i Lieçester nuk e ka të vështirë. Shqipëra që vuan tmerrësisht shumë. Portieri Molla pitet ti lërë vendin Harizajt…

36′, 3-0:Këtë radhë Musiala i Bajernit të Mynihut, realizon një gol alla Mesi duke depertuar në qëndër dhe lëshuar një parabol të ëmbël. Asgjë për portierin…

41′ Ka gol të anuluar për anglezët që vijojnë të vallëzojnë frikshëm te zona kuqezi…

45′, Tuci provon për herë të parë nga loja e ndaluar për Shqipërinë me topin që shkon pranë këndit të djathtë, jashtë…

46′: Jashtë Xhixha dhe Tuci, hidhen në lojë Ndreçka dhe Mihana

52′; 4-0 Nketiah shfrytëzon një moment hutimi të lojtarëve tanë dhe realizon.

68′: Jashtë Muçi e Dobra, në fushë Ademi e Pëllumbi.

81′ Lojtari i Arsenalit humbet penalltinë por sërish në skenë pas pak minutash me golin e dytë personal.

86′, 5-0: Sërish sulmuesi 21 vjeçar i Arsenalit Eduard Nketiah në gol për vendasit e pamëshirshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!