Kupa e Botës shtyhet për në shkurt

Kupa e Botës për Klube ‘Qatar 2020’ e planifikuar nga FIFA për në dhjetor, do të mbahet nga 1 deri më 11 Shkurt 2021 në Katar.

Nën diktatin e pandemisë globale COVID-19 dhe ndikimit të saj në futboll, FIFA ka marrë një numër vendimesh të lidhura me aktivitetet zyrtare, duke përfshirë edhe Kupën e Botës për Klube 2020 dhe garat e të rinjve të planifikuara për 2020.

Kështu, “Kupa e Botës për Klube ‘Qatar 2020’, planifikuar nga FIFA për në dhjetor, do të mbahet nga 1 deri më 11 Shkurt 2021 në Katar. FIFA dhe vendi pritës do të ofrojnë garancitë e nevojshme për shëndetin dhe sigurinë e të gjithë atyre që janë të përfshirë në aktivitetet futbollistike”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!