Shqipëria rikthehet te fitorja, Abrashi e Gjasula…

Shqipëri-Kazakistan 3-1 (Cikalleshi 16′, Ismajli 23′, 62′ Manaj 62’pen/ Aimbetov 24′)
Shqipëria me Gjasulën dhe Abrashin në fushë, shkëlqen. Por dhe me Berishën (fajtor te goli i pësuar) një portier klasi, apo lojtarë si Ismajli, Gjimshiti, Uzuni, Cikalleshi.
Ndaj Kazakistanit për C4 të Ligës së Kombëve, numri 16-të në minutën e 16-Cikalleshi hap serinë e golave. Dyfishon mbrojtësi i dalluar Ismajli në të 24-ën dhe përsohet një gol amatoresk por të rrallë për nga realizimi teksa nga mesfusha Aimbentov, shënon në të 24′-ën.
Në fraksionin e dytë, teksa në fushë futet ‘gladiatori’ Gjasula, performanca kuqezi nis të jetë më e bukur për tu parë. Vjen dhe goli i tretë me Manajin nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte e 62-ta.
Të mërkurën Shqipëria luan fatet e vendit të parë në C4 me Bjellorusinë po në ‘Air Albania Stadium’.
Kombëtarja e Shqipërisë luajti kështu:
Berisha; Ismajli, Veseli, Gjimshiti, Hysaj, Uzuni (Doka), Abrashi, Memushaj (Selahi), Kallaku (Gjasula), Manaj (Balaj), Cikalleshi (Seferi).
Trajner: E. Reja