De Bryne: Dua të qëndroj gjatë në Mançester

Mbrëmë luajti me Belgjikën e tij ndaj Anglisë për Ligën e Kombëve duke fituar 2-0.

Kevin De Bryne tha se negociatat janë duke u zhvilluar për një rinovim të kontratës me Mançester Sitin. Lojtari aktualisht është pa një agjent pas arrestimit të Patrik de Koster, një person që kujdesej për interesat e tij.

Duke folur për VTM ai tha: “Është e mundur (për të kryer negociatat vetëm) pasi unë dua të qëndroj në Mançester Siti. Nëse do të doja të largohesha dhe klubi të kishte një ide tjetër, do të na duhej dikush me të cilin të negocionim.

Në çdo rast, nuk do të ketë vështirësi nga të dy palët “, tha 29 vjeçari belg De Bryne i cili aktualisht është i lidhur me klubin deri në vitin 2023.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!