Reja: Duam fitore, djemtë janë të gjithë gati…

Edi Reja i shoqëruar nga kapiteni Etrit Berisha foli sot përpara se Shqipëria të luajë nesër me Kazakaistanin në ‘Air Albania Stadium’ për Nations League.

Kosova

Ndeshja me Kosovën nuk më vështirëson punën se zgjedhjet janë bërë. Tani kanë ardhur edhe lojtarë si: Gjasula e Çikalleshi që nuk ishte. Kemi cilësi të rëndësishme nga ana e eksperiencës dhe pranisë fizike. Sigurisht që duhet të kem parasysh ndeshjen me Kosvoën ku kishim rezultate edhe nga pikëpamja e rezultateve, se kishte debutues që treguan që mund të bëhen pjesë e grupit. Janë lojtarë që na japin freski dhe për pikëpamjen e të ardhmes për të cilën po punojmë. Ndeshjet si ajo me Kosovën shërbejnë që të rinjtë të kenë eksperiencë dhe unë të vlerësoj këta lojtarë. Kemi pasur rezultate e vlerësime pozitive, jam i kënaqur jo vetëm për rezultatin por edhe për paraqitjen”.

Para portës duhet që të jemi më konkret. Trajneri vetëm mund të përgatisë ndeshjen e që lojtarët të shkojnë para portës. Kemi pasur 10 raste në dy ndeshje por nuk kemi arritur të shënojmë, në këto dy ndeshje duhet shënuar se dëshira është të fitojmë ndeshjet e arrijmë vendin e parë. Për ta bërë duhet të konkretizojmë sidomos para portës. Urojmë të bëjmë gola, shpresoj. Kemi krijuar shumë raste e duhet çuar topi në rrjetë. Nuk mund të fitosh ndeshje nëse nuk çon topin në rrjetë”.

Formacioni

Nuk ka titullarë fiks, mund të ndryshohet ndeshje pas ndehsje, e di që ka diskutime për modulin, por nuk mund të ndryshsoj nga një javë në tjetrën. Jam nisur me këtë situatë dhe e kam thënë që do të mbarojmë këtë cikël dhe nuk mendoj se do të ndryshoj në këto dy ndeshje. Kemi këto siguri e do të vazhdojmë. Të përfundojmë këtë cikël dhe urojmë të kemi rezultat, lojtarët janë të karikuar e duam të bëjmë një paraqitje të mirë. Të ndryshojmë faqe pastaj e të shohim nëse mund të ndryshojmë ndonjë gjë, por aktualisht nuk kam ndër mend të ndryshoj modul loje”, – tha trajneri Edi Reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!