Tirana shkarkon trajnerin Egbo

Tirana e shkarkoi Emanuel Egbonë fill pas humbjes në kupë me Korabin.

Flitej prej kohësh që nigeriani ishte në fije të perit por sot pasi Tirana u mund 0-1 në shtesë nga dibranët, ka ardhur zyrtarizimi.

Klubi bardheblu i Tiranës i besoi Egbosë stolin edicion e kaluar teksa me nigerianin në timon, klubi më i titulluar në vend arriti të fitojë tiullin e 25 kampion.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njeriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!