Dede nis aventuren e re trajnuese te Tirana

Në 14:15 Nevil Dede mbërrin në ‘Skënder Halili’. Këtë radhë me një veshje gjysmë zyrtare e një çantë me shkresa, nxiton të gjëjë dhomën e trajnerëve. Ia del edhe se kamerat prezente dhe dy punonjës të klubit, janë në ‘mes’. Më pas starti me seancën e parë si trajner i Tiranës.

Klubi e zytarizoi kështu në rrjete:

“Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana. Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede. I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve. Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!