Teuta shpartallon formacionin e dytë të Kastriotit, Tirana në shtesë

Në turin e dytë të Kupës, skuadrat e vendosura në dy grupe luajtën sot 6 nga 8 takimet e kësaj faze të garës. Menjëherë dy surpriza në 90 minuta. Duelet Tirana- Korabi 0-0 ndërsa në ‘Adush Muça’, Bylis- Dinamo përfundoi 1-1. Takmet po luajnë kohën shtesë…

Triumf i Teutës ndaj Kastriotit 5-0 me krutanët të cilit heqin dorë nga lufta sportive në këtë kompeticion duke u prezantuar me formacionin e dytë.

Pranë surprizës edhe Kukësi i cili sot e pa vetën poshtë një goli në Pezë nga Besa e Kavajës. Në minutën e 67-të verilindorët barazojnë me Limajn ndërsa në 73-të kalojnë përpara me Agim Ibrahimin.

Kukësi u drejtua nga Rrahman Hallaçi pasi tekniku Gega gjëndët i izoluar në pritje të përgjigjes së analizave për COVID-19.

Rezultate sot:

Grupi A:

Tirana-Korabi 0-0 (0-1 në shtesë)

Teuta-Kastrioti 5-0

Bylis-Dinamo 1-1 ( 1-2 në shtesë)

Grupi B:

Partizani-Apolonia 1-0

Kukësi-Besa 2-1

Skënderbeu- Pogradeci 3-0

Vllaznia- Elbasani luan nesër ndërsa Laçi- Egnatia të shtunën duke nisur nga ora 13:30.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!