Maqedonia e Veriut iu beson shqiptarëve…

FFM me një fitore eventuale të Kombëtares së tyre në Gjeorgji, do të shpërblejë stafin dhe futbollistët në një shumë prej 3 milion Euro.

Maqedonia e Veriut pas pak në fushë me shumë shqiptarë në përbërje për të bërë historinë në tokën kaukaze. Në Tbilis ora 18:00, luhet një biletë për ‘Euro 2020’ kundër Gjeorgjisë.

Pas dëmtimit të lojtarit më të mirë të formacionit maqedonas Enis Bardhi, Maqedonia e Veriut në finalen e ‘jetës’ do të jetë sërish e varur nga shqiptarët.

Bejtullai, Musliu,Alioski, Ademi janë futbollistët që do të marrin në duar fatet e Maqedonisë së Veriut. Së paku kështu kanë deklaruar te kampi i fqinjëve paraditen e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!