Kupa zbret në fushë…

Kupa e 69-të e Shqipërisë, luan sot 6 takime të turit të dytë të ndara në dy grupe. Në këtë fazë teksa luhet me një takim, skuadrat favorite janë sërish pritëse.
Në Grupin A, Tirana pret në ‘Skënder Halili’ Korabin. Teuta dhe Kastrioti po për këtë grup, konsiderohet si sfida më e rivalizuar e ditës për të dyja grupet.
Në Grupin B, spikat dueli Partizani- Apolonia i cili do të luhet në “Gjorgji Kyçyku” (Pogradec). Edhe çifti Kukësi- Besa luhet në neutro. Kukësi pritës në Pezë.
Për efekt të fushave të ribjella me synim riaftësimin e tyre, Vllaznia-Elbasani luhet nesër ndërsa Laçi-Egnatia të shtunën. Të gjitha takimet nisin në orën 13:30.
Grupi A:
Tirana-Korabi
Teuta-Kastrioti
Bylis-Dinamo
Grupi B:
Skënderbeu-Pogradeci
Kukësi-Besa
Partizani-Apolonia