Hysaj e Rrahmani përgëzohen nga Napoli…

Dy lojtarët e Napolit Hysaj dhe Rrahmani, ishin kapitenë në ekipet e tyre sot në ‘Elbasan Arena’. Napoli krenar.

Shqipëria dhe Kosova u takuan sot në një miqësore në ‘Elbasan Arena’ duke luajtur një sfidë me karakter vëllazëror i cili përfundoi 2-1.

Ndonëse të dy teknikët në vigjilje të ndeshjeve zyrtare për Ligën e Kombëve kishin deklaruar se ky test nuk ‘vlen’, takimi ia arriti qëllimit.

Më tej, kësaj ndeshjeje i ka bërë jehonë edhe klubi i Napolit në Itali i përfaqësuar në këtë miqësore brenda kombit nga Hysaj e Rrahmani.

Në Twitter, klubi i De Laurentis, ka përshendetur Hysajn dhe Rrahmanin me një postim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!