Operohet Fati, mbyll sezonin te Barça

Sulmuesi i ri i Barcelonës dhe Kombëtares Spanjolle do duhet të qëndrojë rreth 4 muaj jashtë fushave të gjelbërta.

Fati iu nënshtrua një operacioni sot për dëmtimin e meniskut të brendshëm të gjurit të majtë. Operacioni u krye nga Dr. Ramon Cugat, nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të klubit ‘blaugrana’.

Ndërhyrja ishte tërësisht e sukësesëshme dhe sipas autoritetëve mjekësore lojtari do të ketë një kohë rekuperimi prej 120 ditësh.

Ansu Fati luajti pjesën e parë të Barça – Betis (5-2) dhe ishte shumë aktiv. Këtë sezon, sulmuesi 18 vjeçar i Barçës, ka luajtur 10 ndeshje, 7 në kampionat dhe 3 në Ligën e Kampionëve. Në total Ansu fati ka luajtur 596 minuta këtë sezon, në të cilin ai ka arritur të shënojë pesë gola dhe të sigurojë dy asistime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!