Rrëfehet Xhaka: Arteta më mbajti te Arsenali

Granit Xhaka: “Jam një person, ndjej emocione, ka gjëra që më lëndojnë”.

Të gjithë e panë se si precepitoi situata e shqiptarit Granit Xhaka te Arsenali në epokën Emeri. Sot Xhaka, mesfushori i Arsenalit, foli për momentet e vështira të jetuara me Unai Emeri në krye të Arsenalit: “Unë jam një person, ndjej emocione, ka gjëra që më lëndojnë,” tha ai për NZZ am Sonntag.

Gjesti nënçmues ndaj tifozëve që unë bëra, nuk do ta bëja kurrë sot. Unë nuk u stërvita për dy ditë, duke menduar se çfarë kishte ndodhur. Zemra ishte larguar nga klubi. Nëse jam akoma në Arsenal, kjo është në sajë të Artetas.

Në fillim ai donte që unë të shpjegoja se si ndihesha dhe pse isha sjellë kështu. Unë kam qenë në gjendje të përshkruaj motivimet e mia dhe të nxjerr atë që kisha në mendje. Kjo ishte shumë e rëndësishme, askush nuk më kishte pyetur kurrë. “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!