Armand Duka, “Doctor Honoris Causa”

Armand Duka, Presidenti i FSHF-së mori sot titullin e lartë: “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Sporteve të Tiranës.
Në ceremoninë e organizuar nga Universiteti i Sporteve i Tiranës ishin të pranishëm Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, Sh.t.z., Lorant Balla, Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Agron Kasa, anëtarë të Senatit Akademik të UST-së, zv. Ministri i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Rektorë dhe Profesorë të Universitetit të Tiranës, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Gjithashtu në takim edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu, Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonianisë së Veriut Muhamed Sejdini, , presidentët e klubeve të kampionatit të Kategorisë Superiore, trajneri i ekipit kombëtar, Edi Reja etj.

Duka foli gjatë:

Prioritetet:

Dy prioritetet kryesore të Federatës për vitet e ardhshme do të jenë zhvillimi i futbollit të femrave dhe ai i fëmijëve”

Dhe për impiantet…

Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” në Shkodër dhe “Zeqir Ymeri ” në Kukës janë tre stadiume moderne me parametra të njohur nga UEFA dhe me standarte e fasilitete moderne. Ato janë ndërtuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, që gjej rastin ta falenderoj edhe njëherë

Fushat e reja…

Ne s’do të ndalemi këtu. Për këtë shkak, kemi përgatitur projektin e ndërtimit të “100 fushave”, në të gjithë Shqipërinë.”

Dashuria për sportin…

Asnjë sukses nuk arrihet pa punë, djersë, sakrifica. Këtë ta mëson sporti. Ndaj duajeni profesionin tuaj. Duajeni sportin”

Postimi i pjesëshëm i Armand Dukës:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!