Vllaznia në krye, Teuta ia di Tiranës, Cungu…

Partizani del me tri pikë në Shkodër ndaj Kukësit totalisht në krizë. Kardoso dhe Solomon në fraksionin e dytë shënuan golat e kuq duke rikthyer besimin te skuadra pas asaj humbjeje me Kastriotin në start.

Tirana bie ndaj Teutës në Pogradec. Kampionët edhe pse fituan lehtë ndaj Kukësit në javën e parë përballë skuadrës së Teutës e ka patur të vështirë.Lorencio Vila autori i golit me vlerë tri pikësh.

Apolonia kalon dy herë përpara por me pas është Edison Ndreca që merr stafetën në dorë për Bylis duke barazuar me dy gola persolanë.

Jemi skuadër me djem të rinj që mund të bëjmë gjëra të mira dhe më pak të mira. Edhe mund të fitonim ndeshjen, gjëra që ndodhin me një skuadër të re.” tha Kolela trajneri bardhjeshil pas takimit. Ndoshta ka të drejtë.

Ndërkaq derbi Laçi- Kastrioti, luajtur në Laç, u mbyll 1-1. Musta një ndër më të mirët në fushë, fillimisht goditi shtyllën ndërsa në pjesën e dytë shënoi golin e avantazhit kur kronometri shënonte 48′. Një futbollist më pak Kastrioti (65′ dy të verdha Rezi) por Ndreu nisi të luajë me strategji.

Parë daljet e Markut përpara, Ndreu udhëzoi fillimisht Patrik Bardhin të spsotohet në atë krah për të patur me shumë mundësi dhe më pas aktivizoi Plakun pak minuta nga fundi duke rrezikuar gjithëçka. Ky i fundit në minitën e 92-të mes dy qëndrave, godet befas dhe e kalon topin në rrjetë 1-1.

Pas këtij takimi, Cungu ka patur një komunikim jo të zakonshëm me drejtuesit dhe zëra pranë Laskës thonë se shkodrani mund të ketë qënë për herë të fundit në drejtim të kurbinasëve.

Ndërkaq, Vllaznia kalon edhe provën e dytë zyrtare. Këtë radhë Vllaznia e Brdariç, mund Skënderbeun e Korçës në transfertë duke qënë e vetmja skuadër e cila në dy javë ka dy fitore.

Rezultate sot:

Kategoria Superiore 82 / Java e dytë:

Tirana- Teuta 0-1

Laçi-Kastrioti 1-1

Apolonia- Bylis 2-2

Kukësi-Partizani 0-2

Skënderbeu- Vllaznia 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!