Reja pret të listuarit, Superiorja altentaivë…

Trajneri kuqezi Edi Reja me sytë nga ‘Rinasi’. Edhe pse publikoi listën e Kombëtares për tri takimet e nëntorit, vetë 74 vjeçari nuk di nëse futbollistët e listuar do jenë në dispozicion.

Shumë shtete kanë deklaruar se një person pasi të kthehet në vendin e tij, do duhet të karantinohet nga 5- deri 14 ditë. Sipas rregullit të paracaktuar.

Në këto kushte, Reja duhet të përgatitet edhe për rastin më të keq duke mbajtur shumë pranë vetes planin ‘B’.

Trajneri pas konferencës së djeshme tha se alternativa e parë janë lojtarët e përfaqësueses U21. Tekniku ka parë te skuadra kuqezi e Bushit kualitete të shumëta. madje edhe në kohë ‘paqeje’ ka nisur të afrojë nga kjo gjeneratë. Tirana, Laçi, Teuta, Apolonia, janë klubet me përfqësim te U21.

Ndërkohë, stafi i tij ka gati një listë me kandidatë të ndryshëm nga Kategoria Superiore. Gjithësesi, duhet pritur. Nën dikatin e pandemisë globale…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!