Kasemiro e Hazard jashtë, janë me COVID

sportiim2

Kasemiro e Hazard jashtë, janë me COVID-19

Real Madrid, do të zbresë pas pak minutave (21:00) në fushë për tu ndeshur me Valencian.

Disa takime në La Liga u luajtën sot teksa dhanë këto rezultate: Levante- Alaves 1-1, Getafe- Vijarreal 1-3, Sociedad- Granada 2-0, Vajadolid- Bilbao 2-1

Sakaq, klubi i Realit kaplohet nga Koronavirusi. Kasemiro dhe Eden Hazard, kanë rezultuar pozitiv në “COVID-19”, ndërsa lajmi është konfirmuar dhe nga klubi në faqen e saj zyrtare.

“Real Madrid njofton se futbollistët tanë, Kasemiro dhe Eden Hazard kanë rezultuar pozitiv në “COVID-19” në testimet e kryera të premten në mëngjes”, thuhet në njoftim e skuadrës madrilene.

Të tjerët të gjithë negativë. Ndeshja Valencia- Real luhet për llogari të javës së 9-të të LaLiga.

?>