Java e dytë e 8 nëntorit…

Do të luhet në ditën e 8 nëntorit. Java e dytë e kampionatit superior ofron 5 përballjeje me disa të panjohura. Tirana- Teuta, Laçi-Kastrioti, Apolonia- Bylis, Kukësi-Partizani dhe Skënderbeu- Vllaznia duele tërësisht nën diktatin e të tri rezultatëve.

Tirana tregoi ndaj Kukësit në mesjavë se ruan të njëjtën grintë e forcë si në çastin e kurorëzimit me titullin e 25-të kampion.Në anën tjetër Teuta vjen pas hapit fals në shtëpi por që sot pritet të shfaqet me tjetër fizionomi. Kualitetet i ka…

Ndërkohë në Laç, pas atij takimi të kontestuar nga tekniku Cungu për lojë të ashpër të Bylis, radha për të prezantuar formatin e ri bardhezi. E konturuar me kujdes, skuadra kurbinase pritet të shpalosë sot në tapetin e rigjeneruar cilësitë e grupit më të mirë në dispozicion. Kastrioti shkon në këtë derbi me optimizmin e ligjëshëm që të jep një fitore e javës së parë .

Një tjetër derbi në Myzeqe. Apolonia e talenteve, ardhur në Superiore me rezultate e lojë kualitative por dhe me trofeun e kampionit, do sfidojë Bylisin e Dovedan.

Kukësi dhe Partizani klubet që po ndërtojnë impiantet e tyre , përballen në mitikun ‘Loro Boriçi’. Emra të mëdhenj në letër por pas një jave të luajtur, si trajneri Gega ashtu dhe Daja, kanë arritur të kuptojnë se kjo sfidë së paku nuk duhet humbur…ku i dihet.

Në juglindje Ahmataj ka gati Skënderbeun e rinuar. Atë skuadër që papritur i rremben një pikë pretendentes nga Durrësi duke luajtur në ‘Niko Dovana’. Sot e viziton Vllaznia e Shkodrës me aq shumë ndryshime në kualitete e drejtim.

Kategoria Superiore 82 / Java e dytë 13:45:

Tirana- Teuta (Pogradec)

Laçi-Kastrioti

Apolonia- Bylis

Kukësi-Partizani (Shkodër)

Skënderbeu- Vllaznia (16:45)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!