Haland projektohet në Madrid

Levandovski, Mbape, Stërling. Reali në kërkim të pasuesit të Benzemasë tashmë në fund karriere. Me vështirësi për emrat lart, në skenë ngjitet një sulmues i afirmuar norvegjez i quajtur Erling Haland. 20 vjeç. Tentativat kanë nisur.

Sipas AS, agjenti i lojtarit Mino Raiola ka marrëveshje me Dortmundin e cila lejon Haland të largohet nëse dëshiron në vitin 2022.

Paraprakisht sipas spanjollës ‘AS’ po përdoret miqësia e lojtarit të Realit, Odegrad për të bindur talentin e ri.

Në fakt, sipas raportimëve mediatke, Haland dhe Odegard, kanë lidhje të shkëlqyer miqësore dhe këtë e dëshmojnë kur takohen në kompeticionet e përfaqësueses norvegjeze.

Pikërisht këtë linjë duket se po ndjek Reali për të veshur me kostumin ‘mbretëror’ Erling Halandin i cili dy vite më parë ishte në Laç për të luajtur me fanellen e Moldes në EL ndaj kurbinasëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!