Fiton Joan Mir, titulli i MotoGP në…

Fitorja e parë sezonale dhe në karrierë për spanjollin e Yamaha, Joan Mir. Në MotoGP, sot për Çmimin e Madh, numri 36 me Yamaha, ia doli të parakalojë shokun e skuadrës njëherazi patriotin spanjoll, Aleks Rins.

Me këtë të fundit i cili në renditjen individuale pas vendit të dytë sot, nga vendi i 6-të kalon i dyti.

Kuartararo rrëshqet në xhiron e parë dhe më pas përfundon i katërmbëdhjeti pas Vinjales i nisur nga bokset. Rosit i fiket motori.

Ndërkaq ai që u nis i pari, Pol Espargaro ishte i treti i lauruar në podiumin e ‘Europës’. Të tre fituesit i përkasin Spanjës shtet. “Ka qenë një garë e vështirë. Dy Suzukët ia dolën të bënin më mirë në kthesa. Është një sensacion i shkëlqyer të jesh në podium”- tha pas garës Espargaro

Renditja e botërorit kryesohet nga Joan Mir me 162 pikë i cili duket i sigurtë drejt titullit. 37 më shumë se Rins dhe Kuartararo që kanë nga 125.

Takimi i radhës me MotoGP të dielën e ardhëshme sërish në Valencia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!