Mesit i mjaftojnë 45 minuta…

sportiim2

Mesi zgjon vetën dhe Barcelonën në vetëm 45 minuta duke u kthyer në protagonist absolut te fitora 5-2 e blaugranëve sot ndaj Betis të Seviljes.

Dy golat e argjentinasit në 62 (pen) dhe 82-të por dhe klasi i ndërthurur me altruizëm gjatë gjithë kohës e veçanerisht te goli i Grizman (49′), shfaqen në vetëm një pjesë loje ‘pleshtin’ e ditëve të arta.

Rezultati teknik e ngjiti Barçën në vend të 10-të me 11 pikë. Sakaq fiton Sevilja 1-0 në shtëpi me Osasunën baske. Vendos një penallti e Lukas Okampos në 58′.

Më herët Hueska- Eibar dha shifrat 1-1.Ndeshja që mbyll ditën, luhet në ‘Wanda Metropolitano’ mes Atletiko Madrid dhe Kadiz.

Rezutate sot:

Barcelona- Real Betis 5-2

Sevilja- Osasuna 1-0

Hueska- Eibar 1-1

At. Madrid-Kadiz

?>