Riga pranë titullit, shënon Prenga

sportiim2

‘Virsliga’ e Letonisë po shkon drejt fundit. Në kampionatin ku me skuadrën kryesuese luan edhe Herdi Prenga, Riga, kanë mbetur dhe dy javë deri në fund.

Ndërkaq me fitoren e sotme që Riga e mbrojësit shqiptar arriti në transfertë ndaj Tukums 2000 (0-2), duket se dhe çështja e titullit ka marrë zgjidhje. Është Riga së cilës do ti mjaftojë një barazim për tu rikonfirmuar kampione e vendit.

Ndërkaq, Herdi Prenga realizon sërish një gol vendimtar sot. Mbrojtësi i Kombëtares duket se i ka dërguar një mesazh teknikut Edi Reja pikërisht në ditën e lançimit të listës për tri takimet e nëntorit. Në të 28-tën Prenga kaloi përpara Rigën duke goditur nga pika e penalltisë.

Foto: Ekzekutimi i penalltisë nga Prenga.

?>