Brdariç: Në Korçë kapitull të ri

Trajneri kuqeblu kroato-gjermani Brdaric në konferencën për shtyp në prag të transfertës ndaj Skënderbeut, tha se në Korçë, Vllaznia udhëton për të marrë maksimumin. E quan të kaluar fitoren me Apoloninë duket tetuar të mbajë me moral të lartë skuadrën e tij.

Si e keni përgatitur ndeshjen?
Kemi principet tona të punës dhe bazuar në to, do të shkojmë në Korçë për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të luftuar fort në fushë. Jemi të ndërgjegjshëm që nuk do të marrim asgjë, nëse presim që gjërat të vijnë nga ajri. Jemi 100 për qind gati për sfidën e radhës me Skënderbeun. Kemi nxjerrë mësimet e duhura nga ndeshja me Apolonisë dhe tashmë do të nisim një kapitull të ri.

A do të ketë ndryshime në formacion,?
“Kemi një skuadër me më shumë se 20 futbollistë në dispozicion dhe në fushë natyrisht që zbresin vetëm 11. Megjithatë deri në fund të gjithë do të kenë shanset e tyre të luajnë dhe të tregojnë veten, pasi na pret një sezon shumë intensiv.”

Synimi i Vllaznisë në Korçë?
E vlerësojmë Skënderbeun, por kemi synimet tona, synime që i bazojmë tek forca e ekipit dhe tek puna. Kjo nuk do të thotë se e marrim me lehtësi këtë ndeshje, pasi duhet të adaptohemi përballë çdo kundërshtari dhe padyshim që do të jetë një sfidë aspak e lehtë.

Unë nuk mendoj për barazim, mendoj për 3-pikëshin e radhës dhe kjo është e mjaftueshme. Nuk preferoj të flas se çfarë do të ndodhë pas ndeshjes, pasi jam i sigurt për faktin se çdo kundërshtar do ta ketë shumë të vështirë të na mundë ne”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!