Bajerni triumfon ndaj Dortmund, i vetëm në krye…

Bajerni verteton edhe njëherë se është tjetër ‘kategori’ në Bundesligë. Në ‘Signal Iduna Park’ të boshatisur për shkak të pandemisë globale, mundi rivalët e përjetëshëm të Borusia Dortmund 2-3.

Dy gola në shtesë të pjesës së parë (1-1) dhe një i tretë shënuar nga Levandovski në start të së dytës i hapen rrugën golit të tretë të bavarezëve dhe ‘shënjës’ së Haland për vendasit në këtë duel të ndezur. Bajerni merr i vetëm kreun e Bundesligës pas 7 javëve…

Ndërkaq, po për këtë javë, dy skuadrat e Berlinit, i bënë mjaft mirë detyrat respektive duke fituar bindshëm takimet e tyre. Fiton thellë edhe Lajpcig ndaj Frajburg 3-0 duke qëndruar pas Bajernit në renditje.

Rezultate teknike sot:

Augsburg- Hetha Berlin 0-3

Mainz- Shalke 04 2-2

Lajpcig- Frajburg 3-0

Union Berlin- Bielefild 5-0

Shtutgard- Eintraht 2-2

Dortmund- Bajern Mynih 2-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!