Valdet Rama: Jam shumë mirë, zbatojmë rregullat e klubit

U njoftua se 5 anëtarë të klubit ku aktivizohet shqiptari janë me COVID-19. Fatmirësisht Rama është mirë.

Mepen e Ligës 3 në Gjermani, pjesë e së cilës prej dy sezonëve është dhe futbollisti kuqezi Valdet Rama duket se është mbërthyer nga COVID-19. Lajmin e kanë dhënë mediat gjermane por dhe klubi gjerman. Pa zbuluar emra.

Por për të patur një ide më të qartë ‘Sportiim.al’, kontaktoi të premten paradite me 32 vjeçarin anësor nga Mitrovica. Mesfushori duke respektuar kriteret e klubit foli shkurt por sqaroi se ai personalisht është shumë mirë.

Rama teksa dy edicione më parë luajti edhe me Kukësin shtoi se të gjithë janë të izoluar dhe në pritje të përgjigjeve të radhës së tamponëve.

Si është situata te Mepen?

“Ka disa ditë që klubi ka patur disa të infektuar me Koronavirues. Të paktën kështu na kanë thënë. Urdhëri për tu izoluar ka ardhur për të gjithë ne futbollistët dhe unë sikurse të gjithë jam vetëizoluar”.

Dhe si është Valdet Rama?

“Jam shumë mirë. Por rregullat janë rregulla dhe duhet të qëndrojmë në izolim. Uroj të kalojë shpejt kjo situatë dhe ti kthehemi futbollit të luajtur’- tha Rama duke qetësuar fansat e tij të shumtë në Kosovë, Shqipëri, Gjermani, Spanjë dhe kudo ka luajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!