Operohet Mersinaj, në fushë pas një muaji

Mbrojtësi kuqezi Jon Mersinaj pas një problemi në këmbë i është nënshtruar një operacioni të specializuar në Zagreb. Klubi i ‘shqiptarëvë’ njoftoi se feraku i Lokomotivës e kaloi me sukses ndërhyrjen në kofshë dhe se do mund të rikthehet në seancë stërvitore pas një muaji.

Jon Mersinaj operoi me sukses kofshën e tij. Ai do të fillojë stërvitjen brenda një muaji, kështu që Jon do të jetë gati në fillim të gjysmë sezonit pranveror! Shërim i shpejtë Jon!”, shkruan klubi

Një moment jo për ish- mbrojtësin e Laçit i cili së fundi ishte në planet e trajnerit Edi Reja. U listua si kuqezi në shtator, por atë kohë së bashku me Çokajn ishin të infektuar me COVID-19. Në tetor, ai u grumbullua sërish nga Reja, por la grumbullimin në mes si pasojë e një dëmtimi të mbartur që sot vjen e kalon përmes operimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!