Mjeku: Maradona ‘top’, vallëzuam një çast

Diego pas operacionit komunikon me mjekun, kërkon të ikë në shtëpi.

Buletini i radhës mjekësor i ditës, lëshuar nga Leopoldo Lukue, neurologu që po trajton Maradonën flet me optimizëm për argjentinasin kampion bote.

Kurba e shërimit vazhdon të jetë shumë e mirë – shpjegoi mjeku i tij personal para gazetarëve – “Skanimi i sotëm është i shkëlqyeshëm. Diego ecën dhe flet me mua. Unë e shoh atë më të kthjellët, ai dëshiron të largohet nga spitali”.

Kthimi në shtëpi?

Kushtet për ta dërguar në shtëpi janë prezente, por si masë paraprake vendosëm ta mbajmë këtu të paktën edhe një ditë. ‘Il Pibe de Oro” po shërohet mirë, dhe ne mjekët jemi të lumtur. Kur të largohet që këtu do ta mbajmë nën kontroll edhe në shtëpinë e tij ”, tha neurologu i cili me shaka tha se ai së bashku me Maradonën nisën të kërcejnë një moment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!