Duka: Me FFK kemi projekte të përbashkëta
Organizimi i një Kupe të përbashkët, e cila nuk u kurorëzua për arsye të COVID-it. Është objektiv…
Presidenti i FSHF, Arman Duka priti ditën e sotme në një vizitë, presidentin e Federatës së Kosovës, Agim Ademi së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Kosovës.
Më pas Duka foli edhe për mediat sportive teksa preku disa tema:
“Jam i gëzuar që prita presidentin e Federatës së Kosovës, te zyrat dhe në stadium, si dhe gjithë anëtarët e FFK-së, me të cilët e kishim lënë. Ishte një vizitë e programuar. Megjithëse kjo nuk është një ditë shumë e bukur për ne shqiptarët, për ngjarjet që kanë ndodhur dje, për disa nga drejtuesit e UÇK-së të cilët kanë shkuar para drejtësisë në Hagë.
Unë jam i gëzuar që jemi bashkë për të shkëmbyer eksperienca mes komiteteve ekzekutive. Kemi projekte dhe programe të përbashkëta, të nivelit manaxherial, dmth për bashkëpunimin e menaxhimit të 2 federatave, të nivelit të përgatitjeve të trajnerëve, arbitrave etj.
Projekti madhor ishte organizimi i një Kupe të Përbashkët, e cila nuk u kurorëzua për arsye të COVID-it. Është objektiv që ta realizojmë në vitet në vazhdim. Bashkëpunim është dhe ndeshja që do të zhvillojmë në datën 11 për ndeshjet zyrtare të dyja skuadrave, që uroj të kenë rezultatet sa më pozitiv”.
Shqipëri- Kosovë vëllazërore? “Futbolli është lojë dhe në një lojë, gjithkush ka dëshirë të fitojë. Uroj që për të 2 stafet ajo të jetë një vëllazërore që t’i shërbejë lojës për ndeshjet zyrtare”.