‘Doktori’ shëron ‘Doktorin’

Fituesi i 9 titujve kampion bote në motorrë Valentino Rosi fiton betejën më të rëndësishme deri tani në jetë. Atë me COVID-19. I infekttuar që nga mesi i tetorit vetëm tani 41 vjeçari italian me nofkën ‘Doktori’, ia del të rikthehet në normalitet.

‘Vale’ ka fluturuar menjëherë drejt Valencias, aty ku do të mbahet Çmimi i Madh këtë fundjavë në Moto GP. Të dielën e 8 nëntorit në ‘Europa’ për garën e radhës teksa botërori me 6 finale udhëhiqet nga Joan Mir me 137 pikë.

Ndërkaq, priten analizat e fundit dhe nëse rikonfirmohet edhe në Valencia se ai është negatin me shumë gjasë piloti i Ymaha do të shihet në pistë për zyrtaren e radhës. Rosi deri tani ka 58 pikë në renditjen individuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!