Disiplina i heq tri pikë Luftëtarit

Komisioni i Disiplinës në FSHF, sillet sipas statutit të tij. Edhe pse lajmi se Luftëtari është shkrirë ka mbërritur deri në ‘Madagaskar’, Disiplina operon sipas ‘nënëve’ në rregullore. Në vendimet e sotme ka një paralajmërim edhe për Bylis pasi mallakastriotët nuk kanë marrë masat e duhura organizative për ndeshjen ndaj Laçit.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës.

1. KF Bylis, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në pëmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

2. Zyrtari i KS Kastrioti, Genci Lama për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të Nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

3. KF Luftëtari, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë kundër KF Pogradeci, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

4. Lojtari i SHS Përmeti, Stavro Bidika, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. Zyrtari i SHS Përmeti, Bledar Hajredini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6. Lojtari i FK Elbasani U-19, Emanuel Abdiaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!