Rashica nuk vjen në ‘Elbasan Arena’

Autoritetet e Verderit thanë se lojtarët e kanë të ndaluar të largohen.

Milot Rashica u ftua nga trajneri i Kosovës Bernard Shaland për ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë më 11 nëntor në ‘Elbasan Arena’ si dhe për dy ndeshjet e fundit në grup në Nations kundër Sllovenisë dhe Moldavisë.

Megjithatë duket se Rashica nuk do asistojë as në vëllazëroren e Elbasanit e as në zyrtaret e Dardanëve.

Sipas masave për mbrojtje ndaj virusit COVID-19 në Bremen, një futbollist që kthehet në qytet nga jashtë shtetit duhet të futet në karantinë pesëditore, pavarësisht rezultatit të testit pozitiv apo negativ.

Asnjë lojtar nuk do të paraqitet për shtetin e vet përkatës. Vendimi është marrë për shkak të rregullores nga autoriteti shëndetësor në Bremen, e cila thekson se lojtarët që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë të virusit duhet të futen në karantinë për pesë ditë”, thuhet në njoftimin e Bremenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!