Dinamo, nis funksionimi si klub elite

Dinamo nis të konturohet si një klub elite me bazë profesionalizmin e dikurshëm. 18 kampionët e vendit, ‘dergjen që nga 2012-a në inferiore duke shpresuar që me presidencën e Pontreit, do mund të kthehen atje ku i takon, Kategorinë Superiore.

Pasi ka riformatuar grupin dhe fituar takimin e ditës së mërkurë ndaj Erzenit në Shijak 0-2, sot Dinamo ofron ‘marketing’ teksa adreson fansat e saj për të gjetur simbolet e bluve.

Postimi:

Të gjithë tifozët Blu që janë të interesuar për të blerë fanellat, kapele apo kostumet e 18 herë kampionëve të vendit, mund t’i gjeni çdo ditë pranë dyqanit “Macron” në Ring Center dhe në stadiumin “Air Albania”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!