Lojtari shqiptar i Ulm humb jetën në trafik

Jo vetëm pandemia globale. Edhe aksidentet janë buim i jetëve të humbura. Së fundi, VfL- Ulm 1905 Fußball, klubi nga liga amatore në Gjermani , njoftoi në Facebook se Jetëlir Hasani nga Prishtina, humbi jetën në një aksident trafiku. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur edhe nga vetë familja Hasani në Prishtinë.

“Dje u goditëm nga një lajm i trishtueshëm. Lojtari, miku dhe anëtari i klubit tonë, Jetëlir Hasani ka ndërruar jetë. Ne në VFL Ulm dëshirojmë t’i shprehim ngushëllime familjes Hasani në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftimin e VFL Ulm.

Sakaq, trupi i pajetë i 20-vjeçarit ka mbërritur Prishtinë, ku do të varroset këtë të enjte , njofton familja e viktimës.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se pas një aksidenti tragjik në Gjermani, ndërroi jetë më i dashuri jonë: Jetëlir Hasani

Varrimi i të ndjerit bëhet më datë: 05.11.2020 (e Enjte) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë, në Dragodan. Të pikëlluar: Familja Hasani”, thuhet në njoftimin e familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!