Maradona në spital, mjeku: Ka nevojë për ndihmë

Në 30 tetor festoi 60 vjetorin e lindjes por sipas mediave argjentinase Diego Armando Maradona duket se ka probleme serioze me shëndetin.

Ish- kampioni i botës me Argjentinën, është shtruar në La Plata teksa fillimisht u aludua se edhe ‘Pibe D’Doro’ ishte mbërthyer nga Koronavirusi.

Është ndjerë keq për ca kohë dhe do të mbahet nën vëzhgim për të paktën tre ditë. Ai nuk është mirë mendërisht dhe kjo ka ndikim në gjendjen e tij fizike. Nuk është aq mirë sa do të doja të ishte.

Ka nevojë për ndihmë, kjo është koha për ta ndihmuar atë. Diego ndonjëherë është një person i shkëlqyeshëm dhe ndonjëherë nuk është”, tha ndër të tjera mjeku i tij personal Leopoldo Lukue.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!