Kandidati: Nuk e mbaj Mesin me pahir

Pere Riera një tjetër kandidat për president klubi te Barcelona gjatë fillim vitit të ardhëshëm, ka shprehur pikëpamjet e tij personale për të ardhmen e Lionel Mesit pas përfundimit të këtij edicioni.

Për ‘Radio Marca’ ai ndër të tjera tha:

Sipas mendimit tim, Mesi duhet të qëndrojë në Barcelonë, jo të jetë historia e tij. Largimi i tij nuk është i mirë për askënd. Në fund, është Mesi ai që përcakton të ardhmen e tij. Kam një dyshim të plotë se ai dëshiron të largohet nga Barcelona. Por unë nuk do ta mbaja me asnjë kusht nëse ai dëshironte të largohej.

Riera teksa foli për mediat spanjolle tha se nuk do të bënte premtime të mëdha në fushatën zgjedhore.

Nuk do të doja të premtoja emra të mëdhenj nëse nuk mund t’i sjell, sepse ky do të ishte mashtrim. Ajo që ka ndodhur në Barcelonë vitet e fundit është dramatike. “La Masia’ nuk është përdorur sa duhet, dhe ajo është ADN-ja jonë,”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!