Hysi: Në Gjirokatër nuk ka as ekipe zinxhirë

sportiim2

Hysi: Luftëtari? “Ne nuk jemi koperativë bujqësore. Është shumë e rëndë. Nuk ekzistojnë as ekipet zinxhirë”.

Të regjistruar në Kategorinë e Parë , Luftëtari i Gjirokastrës ka faktuar dje me mospjesëmarrjen në duelin me Elbasanin për Kupë, se ka shkuar në nivelin zero duke reklamuar tërësisht shkrirjen.

Problemet ekonomike dhe borxhet e ndryshme me FIFA-n për lojtarë të ndryshëm, marrëdhënjet mes aksionerëve apo konfliktet presidenc–bashki, kanë sjellë shkatërrimin e 90 viteve histori gjirokastrite..

“Ne nuk jemi koperativë bujqësore. Është shumë e rëndë. Nuk ekzistojnë as ekipet zinxhirë. Luftëtari i Brahos, Seitit, Bonit etj nuk e meriton këtë situatë”, ndër të tjera Hysi.

Këto janë fjalët e dhimbshme të Mustafa Hysit sot në emisionin e gazetares Erga Kruja në ‘Rubrikën Sportive’në Radio Tirana.

?>