Në Skënderaj ka ‘Devoll’, Drita ndjek kreun…

Janë luajtur sot edhe dy sfida në Ipko. Bledar Devolli ecën si ngahera… Me etuziazmin dhe profesionalizimin karakteritik të shfaqur në krye të Kastriotit dy sezone më parë, ka nisur edhe aventurën kosovare teksa në krye të Drenicës arrin fitoren e dytë.

Në takimin tjetër Llapi u mund nga kampionët e Dritës 1-2 pas golit të Ajzeraj dhe një autogoli të llapjanëve.

Ndërkaq, klubi nga Podujeva është ankuar pas ndeshjes duke lëshuar deklarata të forta lidhur me gjyqtarin Visar Kastrati. “Jemi nga Podujeva jo nga Serbia”, ka thënë sekretari i klubit të Llapit duke lënë të kuptohet se Llapit i është ngrënë haka.

Pas 10 javëve duket se binomi Ballkani- Drita janë favoritët e ketij edicioni për titullin pasi Prishtina dhe Gjilani, kanë humbur shumë terren.

Rezultate, Java e 10:

Drenica – Prishtina 1-0

Llapi – Drita            1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!