Imola/ Botas i rrëmben fronin e nisjes Hamilton

Valteri Botas, Pole Position në Imola. Në pistën italiane pas 14 viteve mungese, pilotët e makinave njëvendëshe rikthehen për të zhvilluar një garë zyrtare.

Axhendë ndryshe teksa provat zyrtare u kryen pikërisht sot dhe ato u vendosen pa ‘paraprova’. Në Imola,ndër pistat më spektakolare ku teknika merr përparësi, sesioni i tretë dha treshen e zakonshme në Pole. Botas, Hamilton dhe Verstapen.

Mercedesi i ‘dytë’ i’a doli me 97 të mijtat për të lënë prapa Hamilton. Gasli në mënyrë surprizë i katërti dhe pas tij Riçardo e Albon. Në vend të 7 Leklerk.

Nisja sipas grafikës:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!