Guardiola i mbyll derën Barcelonës, ska kthim në pankinë…

Kolapsi institucional te Barcelona merr një tjetër ‘goditje’ pasditen e sotme.

Viktor Font njëri nga kandidatët për të fituar zgjedhjet e fillim vitit te Barcelona, tha se do punojë fort për të rikthyer legjendat e klubit si Guardiola, Ksavi, Pyjol apo Iniesta. Me ta dëgjuar këtë, gazetarët britanikë e pyeten sot Guardiolën…

Duke folur për mikrofonët e BT Sport në fund të ndeshjes së fituar 0-1 ndaj Shefild Utd, trajneri katalanas Pep Guardiola edhe një herë duhej të sqaronte se një kthim në Barcelona nuk është aspak pjesë e planeve të tij.

Rreth Barcelonës:

Unë e kam bërë të qartë disa herë se koha ime si menaxher te Barça ka mbaruar. Ka një kohë të caktuar për të bërë gjëra, në jetë, dhe kjo shfaqet vetëm një herë. Ata kanë Ronald Koeman, i cili është një trajner shumë i mirë. Në ato tribuna vetëm për të parë ndeshjet “.

Për Sitin e tij dhe si ndihet në Angli:

“Ndihem mirë këtu, jam jashtëzakonisht i lumtur dhe dua të qëndroj përsëri në Siti. Kjo është padyshim gjëja më e rëndësishme nga të gjithë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!