Ekzagjerohet në Katalunjë,Barcelona rrezikon falimentin

Barcelona një ndër klubet më me histori futbolli në Spanjë e botë, është e kërcënuar na falimentimi.

RAC1, radio katalanase, ka njoftuar që Barcelona duhet të shkurtojë pagat me 190 milion euro dhe nëse nuk arrin ta bëjë këtë deri më 5 nëntor, klubi mund të përfundojë në falimentim në janar.

Negociatat me lojtarët për uljen e pagave thuhet se janë duke u zhvilluar, por nuk ka gjasa që të arrihet një marrëveshje. Barcelona humbi presidentin Josep Maria Bartomeu dhe Bordin Ekzekutiv të klubit këtë javë. Klubi drejtohet deri në zgjedhje të reja nga Kryetari i Bordit Karles Tuskuets.

“Pandemia kishte një ndikim të madh te të gjithë, përfshirë klubin tonë, i cili gjithashtu jeton nga turizmi, dhe nuk ka turizëm. Nuk ka të ardhura nga dyqanet dhe muzetë tanë, dhe të ardhurat nga çmimet e UEFA-s janë zvogëluar. Situata është e vështirë dhe ne duhet që, për fat të keq, të ulim pagat e lojtarëve me 30 përqind. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për ta kapërcyer këtë,” i tha Tuskuets RAC1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!