Anglia lejon të luhet futboll edhe pas një mbylljeje të dytë

Premier League dhe sportet e tjera elitare mund të vazhdojnë me dyer të mbyllura gjatë një bllokimi të ri kombëtar parashikuar katër javë në Angli.

Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Anglia e cila me gjasë do duhet ti bindet një mbylljeje gjithpërfshirëse nga situata e përkeqësuar me COVID-19 .

Kryeministri Boris Xhohnson ka njoftuar një bllokim të dytë kombëtar për Anglinë ndërsa Britania e Madhe kaloi një milion raste me COVID-19.

Gjithësesi, ndryshe nga kufizimet në pranverë, shkollat, kolegjet dhe universitetet do të lejohen të qëndrojnë të hapura.

Kreu i qeverisë angleze foli edhe për mënyren e festimit të Krishtlindjeve, masat dhe veprimtarinë e detajuar të stafit mjekësor etj.

Ai kryesoi një takim të kabinetit qeveritar sot pasdite, ndërsa ka parashikuar të bëjë edhe një deklaratë në Parlament të hënën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!